HomeShowbiz

Kanye West dhe Kim Kardashian festojnë 6 vjetorin e martesës!

U bënë 6 vite që kur Kim Kardashian dhe Kanye West kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni në Firenze të Italisë.
Dasma e tyre bëri jehonë në media dhe ata u kthyen në çiftin më të komentuar nga publiku, mirëpo kohëve të fundit përfliten se çifti mund të jenë duke kaluar krizë në marrëdhënien e tyre.

Në përvjetorin e gjashtë të martesës, nuk mund të mungonte një dedikim i ëmbël nga Kim për partnerin e jetës së saj gjë që na tregon se martesa e tyre po shkon për mrekulli.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar dy foto krah Kanye-t, ndërsa në postim shkruan fjalët speciale:
6 vite ikën, përjetësia na pret. Deri në fund”, ndërsa në fotot e saj kanë vërshuar komentet e urimit për çiftin.

View this post on Instagram

6 years down; forever to go Until the end

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Nga martesa e tyre, çifti është bekuar me 4 fëmijë dhe duken një familje e madhe e lumtur.


TË NGJASHME