HomeShowbiz

Kanye West kërkon bashkëpunim me Dua Lipa

Kanye West ka shprehur dëshirën që të bëjë një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Ai dëshiron që Dua Lipa të jetë pjesë e albumit të tij “Yandhi”. Pasi ka dëgjuar këngët e saj Kanye është mahnitur nga zëri i saj dhe kërkon ta përfshijë atë në projektin e ri.

Related image

Dyshja u takua në një kishë në Los Angeles të dielën dhe mësohet se Kanye ka shkruar disa këngë, që mund t’i përshtaten në mënyrë perfekte 23-vjeçares.

Kanye West është shumë i impresionuar me zërin e Duas dhe ai e di se ajo është shumë e kërkuar në industri tani. Ajo tashmë ka bashkuar me Calvin Harris dhe ai e pa sesa shumë eci ajo këngë. Ai ka disa këngë që mendon se Dua do të ishte e përkryer për t’i performuar me të dhe mezi po pret që ta bëjë atë pjesë të albumit të ardhshëm ‘Yandhi’”, tha një burim për median “The Sun”.

Image result for dua lipa calvin harris

Këngëtarja ‘New Rules’ ka qenë prej kohësh një fanse e muzikës së Kanye dhe këtë e ka treguar në disa raste të ndryshme.

Related image

‘Yandhi’ akoma nuk ka ndonjë datë se kur do të dalë në shitje, megjithatë, pritet që në të të shfaqen edhe Ty Dolla Sign, 6ix9ine, Rihanna, Kid Cudi, Young Thug, Teyana Taylor, Lauryn Hill, Nicki Minaj.

Image result for kanye west yandhi


TË NGJASHME