HomeShowbiz

Kanye West ndalon veturën e tij 200 mijë euroshe në mes të rrugës për të ndihmuar një person të pastrehë

Kanye West ndihmoi përsëri një veteran të pastrehë që qëndronte në rrugë duke mbajtur një shenjë “gjithçka ndihmon”, gjatë një daljeje në austostradë në Calabasas të mërkurën.

Reperi i famshëm amerikan doli nga vetura e tij, Lamborghini 200 mijë dollarëshe, ndërsa e urdhëroi truprojën e tij t’i jepte atij disa para.

Fituesi 21 herë i “Grammy”, këtë vit ka për qëllim të ndihmojë sa më shumë përmes “Sunday Service”, sipas TMZ.

Kanye West ndalon Lamborghinin e tij, teksa i ndihmon një personi të pastrehë (Foto: Backgrid)

Kanye raportohet se po hulumton vende në ‘Evropë dhe Afrikë’ për të sjellë grupin e tij në rritje të ungjillit, të cilin ai e themeloi pak më shumë se një vit më parë.

“Unë e di se Zoti më ka thirrur për një kohë të gjatë dhe djalli po më largonte për një kohë të gjatë”, i tha Westi pastorit Joel Osteen në nëntor

42-vjeçari njihet për humanitetin dhe ndihmat e vazhdueshme që bën për njerëzit në nevojë dhe ky nuk ishte veprimi i tij i vetëm.

Kanye West ndalon Lamborghinin e tij, teksa i ndihmon një personi të pastrehë (Foto: Backgrid)

Kanye West përndryshe edhe në vitin 2019 u rendit në mesin e personave më të paguar nga Forbes, i dyti në listë pas Taylor Swift me plot 150 milionë dollarë.

Kanye West ndalon Lamborghinin e tij, teksa i ndihmon një personi të pastrehë (Foto: Backgrid)

Kanye West ndalon Lamborghinin e tij, teksa i ndihmon një personi të pastrehë 


TË NGJASHME