HomeSport

Kaos në dhomat e zhveshjes, PSG mendon për largimin e trajnerit Tuchel

Paris SG kryeson i shkëputur Ligue 1, është favorit për trofetë e tjerë të futbollit francez dhe në garë për Champions League. Tomas Tuchel ka realizuar deri tani gjithë objektivat, por nuk mund të jetë i qetë në pankinën e tij. Në fakt, ai rrezikon seriozisht shkarkimin dhe siç duket nga faktet e renditura më lart, jo për shkak të rezultateve. Arsyeja është brenda dhomave të zhveshjes të skuadrës pariziene, që jeton në një kaos të vërtetë, siç shpjegojnë mediat franceze.

Secili bën sipas kokës së vetë, ndërsa tekniku gjerman ka humbur kontrollin ndaj futbollistëve. Kjo konfirmoheet edhe nga ngjarjet e fundit. Kylian Mbappe u përplas publikisht me Tuchel, pasi nuk e priti mirë zëvendësimin në ndeshjen e fundit. Nga ana tjetër është Neymar, që jo vetëm organizon festën e ditëlindjes, përtej paralajmërimeve të klubit, por merr me vete edhe një pjesë të mirë të ekipit.

Nuk duhet harruar as Edison Cavani. Sulmuesi uruguajan pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, por prania e tij në skuadër vetëm sa prish më shumë humorin në dhomat e zhveshjes. Të pamundur për të larguar yjet e ekipit, në klubin parizien mund të gjejnë zgjidhjen në pankinë, ku Tomas Tuchel mund të jetë i sakrifikuari i madh.


TË NGJASHME