HomeSociale

Káos në stacionet urbane Tiranë/ Autobusët në grevë kundër çmimit të karburanteve

Një situatë káosi është vënë re mëngjesin e kësaj të hëne në stacionet e urbanëve në Tiranë, ku sipas raportimeve të qytetarëve për Gota News Albania, disa nga linjat e shërbimit urban janë në grevë.

Sipas qytetarëve, bëhet fjalë për kompaninë “Shega Trans” me linjat Kombinat-Kinostudio-Tufinë, e cila nuk ka dalë në shërbim për qytetarët pasi është në grevë kundër çmimit të lartë të naftës.

Nuk dihen nëse i janë bashkuar linja të tjera urbane në Tiranë, por edhe mungesa e “Kombinat-Kinostudio-Tufinë” ka sjellë probleme duke qenë ditë e hënë që shënon edhe fillimin e vitit të ri akademik dhe fluksi i qytetarëve është i madh.


TË NGJASHME