HomeLajmi i Fundit

Kapen 14 shqiptarë në Angli, ja pse

Katërmbëdhjetë burra me kombësi shqiptare janë arrestuar, pasi kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Blythburgh në Suffolk.

Ekipet e policisë, rojet bregdetare dhe forcat kufitare u thirrën në portin e Southwold, ndërsa njerëzit janë parë duke zbritur nga një varkë dhe tentuan të largohen me dy automjete.

Autoritet kanë konfirmuar se janë arrestuar 14 burra me kombësi shqiptare, pasi dyshohet të kenë hyrë ne vend në mënyrë të paligjshme si dhe dy persona të tjerë janë arrestuar me dyshimin se kanë ndihmuar në emigracion të paligjshëm.

Një zëdhënës i Konstabularit të Suffolk tha “Është raportuar se afërsisht 15 persona janë parë duke lënë një varkë në zonën e Southwold Harbour dhe duke u futur në automjete”.