HomeLajmi i Fundit

Kapen 5 milionë dollarë kallëpe floriri rrugës për në Zvicër

Rreth 5 milionë dollarë flori që mendohet se kanë lidhje me kartelet e Amerikës së Jugut janë kapur nga autoritetet e aeroportit të Londrës.

Kallëpet ishin dërguar nëpërmjet një avioni privat që nga Venezuela, pastaj kishin shkuar në ishujt Kajman, prej aty kishin hyrë në aeroportin Hithrou të Londrës, gati për të shkuar në Zvicër.

Autoritetet angleze mendojnë se floriri është dërguar nga kartelet e drogës që veprojnë në Amerikën e Jugut. Edhe pse dërguesit nuk janë gjetur ende, kapja është tepër e rëndësishme, sipas policisë londineze, pasi grupet kriminale ndërkombëtare janë goditur aty ku i dhemb më shumë, te paraja.