HomeLajmi i Fundit

Kapen dy kamionë shqiptarë me drogë në Turqi

Një sasi e madhe prej 1.8 tonë marijuanë është kapur në Turqi, e cila po transportohej nga dy kamionë shqiptarë.

Mediet turke raportojnë se nga një super-aksion i autoriteteve, janë ndaluar gjithsej 9 trafikantë, dy prej të cilëve thuhet se janë të huaj, por që nuk përcaktohet nga ç’vend.

Hetimet e policisë turke për goditjen e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi kishin nisur prej gjashtë muajsh. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve të tekstileve, në kamionët që vinin nga Shqipëria.