HomeLajme

Kapen dy vëllezër në Lushnje, ja pse akuzohen

Policia e Lushnjes ka arrestuar 2 vëllezër të shpallur në kërkim për “Plagosje të lehtë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, kapën shtetasit e shpallur në kërkim XH.P., 18 vjeç, banues në Lushnje. E.P., 18 vjeç, banues në Lushnje.(vëllezër)

Kapja e këtyre shtetasve u bë pasi ishin shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Dy vëllezërit ju dorëzuan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme proceduriale.


TË NGJASHME