HomeLajme

Kapen me drogë në Britani, këta janë 7 shqiptarët

Shtatë shqiptarë përfunduan në prangat e policisë britanike pasi bastisjes në një ndërtesë ku u gjetën me gati 1 milion paund drogë, dy automjete dhe 10 mijë paund cash.

Policia në Cleveland zbuloi kanabisin në ndërtesa të ndryshme në Thornaby, Middlesbrough, Hartlepool, Billingham dhe Durham.

Shqiptarët e arrestuar midis 24 dhe 36 vjeç, janë paraqitur pranë Gjykatës Magjistrale në Teesside.

Ata janë:

Marigel Balla, 24 vjeç, pa vendbanim të caktuar

Laert Duzha, 30 vjeç, banues në Billingham

Edi Miraka, 33 vjeç, pa vendbanim të caktuar

Erjon Tafa, 29 vjeç, pa vendbanim të caktuar

Ermal Asilani, 32 vjeç, pa vendbanim të caktuar

Alfred Boriqi, 36 vjeç, banues në Hartlepool

Emirjon Myftaraj, 29 vjeç, banues në Thornaby

Mbikëqyrësi Tariq Ali tha: “Ekipi ynë i përkushtuar punon pa u lodhur çdo ditë në përpjekje për të trajtuar furnizimin e drogës në Cleveland dhe javën e kaluar puna e tyre e vështirë u shpagua pasi ata kapën një sasi të madhe kanabisi”.

0_seized (1)

“Kriminaliteti dhe sjellja antisociale e shoqëruar rreth veprave të drogës nuk shkaktojnë asgjë tjetër përveç mjerim në mesin e komuniteteve tona dhe ne do të përpiqemi të zvogëlojmë furnizimin me drogë në zonën tonë për të përmirësuar jetën e atyre që jetojnë këtu”.


TË NGJASHME