Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit

Kapen tre të rinj në kufi, greku që i priste u zbulua nga policia

Kapen ne kufi, ne Qafe Bote tre te rinj shqiptar, ne tentative per te kaluar matane kufirit nje sasi droge. Policia ben me dije se ka finalizuar operacionin policor te koduar “Mavromati”.

droga1

Operacioni u be nga Policia Kufitare e Qafë Botës në bashkëpunim me Policinë e Igumenicës, Greqi dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Sarandës.

Tre te rinj shqiptare u arrstuan nga Policia Kufitare e Qafë Botës dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për tentativë të trafikimit të lëndës narkotike nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek.

Nderkohe qe nga policia greke u arrestua pritësi i lëndës narkotike, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një sasi lënde narkotike.

NJOFTIMI 

Në vijim të punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe atë të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, Policia Kufitare e Qafë Botës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe me Policinë e Igumenicës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Mavromati”.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja në kufirin jeshil, në Qafë Botë, e dy shtetasve shqiptarë në tentativë për të trafikuar në drejtim të shtetit grek 3 kg Cannabis Sativa.

Po gjatë operacionit, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, identifikuan dhe kapën edhe një person tjetër si bashkëpunëtor në këtë trafik konkretisht, gjatë operacionit në tokën shqiptare u kapën dhe arrestuan shtetasit:

N. Sh., 20 vjeç, banues në Shalës, Konispol;

A. A., 21 vjeç, banues në Dishat, Konispol;

A. S., 19 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol;

Në vijim të operacionit, Policia Kufitare e Qafë Botës ka mundur të marrë informacion se një shtetas grek së bashku me automjetin e tij në afërsi të pikës kufitare greke Mavromat ishte duke pritur lëndën narkotike, që po transportohej nga dy shtetasit shqiptarë.

Menjëherë nëpërmjet pikës së kontaktit është njoftuar Policia e Igumenicës, e cila ka bërë të mundur kapjen e shtetasit grek G.M, 23 vjeç, banues ne Sivota, Bashkia Igumenicë, bashkë me mjetin e tij tip Smart. Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit grek, Policia greke gjeti 1.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tyre, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Related posts

Reagon Jozefina Topalli: “Ti Lul ishte eksperiment më i pamerituar për demokratët”

Mila

Perisiç sfidon Juven: Jemi të aftë të mposhtim këdo

igligota

“Tiranë-Elbasan”, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Mila
Na Kontaktoni!