HomeRajon

Kapet 28-vjeçari i kërkuar nga Italia

Policia shqiptare ka vënë në pranga një 28-vjeçar i kërkuar nga shteti fqinj që prej muajit janar.

Sipas të dhënave zyrtare është ndaluar shtetasi Ermir Gjeloshi, 28 vjeç, pasi Prokuroria Pistoja/Itali më datë 29.01.2019 ka lëshuar urdhër arrestin, për veprën penale të “Vjedhjes në rrethana rënduese” parashikuar nga nenet 110, 157, 624-bis, 625, 582, 585 të Kodit Penal Italian.

Gjeloshi nuk është një emër i panjohur as për policinë shqiptare, pasi figuron me precedentë penalë dhe i arrestuar më parë për plagosje, kanosje, armëmbajtje pa leje e prodhim e shitje narkotikësh.


TË NGJASHME