HomeSociale

Kapet durrsaku në kërkim ndërkombëtar, ja pse akuzohet në Itali

Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri që ishte në kërkim ndërkombëtar. Bëhet me dije se në pranga është vënë 29-vjeçari Klejdi Abdyli.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe eshte arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali.

Mesohet se mbi te rendon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndeve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• K.A., 29 vjeç, banues në lagjen Nr.3, Durrës.

Shtetasi K. A., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, bazuar në Urdhër Arrestin e vitit 2017,lëshuar nga Gjykata në Peskara/ Itali, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve (kokainë)” dhe “Organizata Kriminale”.

Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME