HomeLajmi i Fundit

Kapet ‘i forti’ që dhunoi avokatin, e arrestojnë me armë në makinën luksoze

KRONIKA

Kapet ‘i forti’ që dhunoi avokatin/ E arrestojnë me armë në makinën luksoze

Publikuar 20:5414 Janar, 2020

Ngaredaksia

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar sot Mondi Vogën, ish-shoferin e prokurorit Arjan Ndoja, që vitin e kaluar iu bë atentat në Shkozet.

Voga u ndalua në  rrugën Vorë-Krujë, teksa drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës, me fenelina policie dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Gjatë kontrollit 44-vjeçarit nga Fushë-Kruja iu zbulua në çantën e dorës një armë zjarri pa leje, e tipit  TT.

Kujtojmë që Voga u padit nga avokati Ilia Ilia në 21 korrik të vitit 2018, si një ndër personat që e sulmuan para gjykatës së Durrësit.

Avokati deklaronte asokohe se i njohu dhe i identifikoi autorët si njerëz të vënë nga prokurori Arjan Ndoja.

Prokurori Ndoja u kallëzua nga avokati, ndërsa cështja është ende në hetim