HomeSociale

Kapet i riu nga Berati që ishte në kërkim

policia

Një i ri nga Berati i kërkuar për “Mashtrim” është vënë në pranga nga policia e Fierit. Policia bën me dije se “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Policinë Berat, kapën dhe ndaluan shtetasin: A.Z., 30 vjeç, banues në Berat.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”- njofton policia.

Mesohet se 30-vjeçari në Qershor 2019 i ka marë me anë të mashtrimit një sasi parash shtetasit P.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.


TË NGJASHME