HomeLajme

Kapet ‘mat’ duke vjedhur, arrestohet 29-vjeçari

Nje djalë i ri, me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhjet e kryera në Durrës, është arrestuar nga policia, teksa ishte brenda një banese të cilën donte ta grabiste, por nuk ka mundur dot, pasi aty kanë mbërritur në kohë forcat e policicsë.

29 vjeçari me iniciale O.T., është vënë nën pranga, dhe rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pasurisë.

Gjithashtu nga prova shkencore shtetasi i mësipërm rezulton se ka vjedhur banesën e shtetasit A.L. pak ditë më parë.

Gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një mjet prerës (thikë) dhe gërshërë


TË NGJASHME