HomeLajmi i Fundit

Kapet me armë në çantë, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është shtetasi me iniciale A.C, banues në Tiranë. Policia njofton se kishte marrë informacione nga qytetarët se i riu lëvizte në kryeqytet me armë zjarri.

Nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4 është organizuar punën për kapjen e tij. Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Fadil Deliu” dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehëra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”
, thuhet në njoftimin e policisë.