HomeSociale

Kapet në Kakavijë shqiptari, i dënuar për përdhunim e joshje fëmijësh

Kapet në tentative për të hyre nq Shqipëri, përmes Kakavijës, një shqiptar i kërkuar për përdhunim.

Mediat greke raportojnë se shqiptari 49-vjeçar ishte cilësuar i rrezikshëm, pasi ishte  dënuar për përdhunim dhe joshje të fëmijëve, por ishte ende i lirë.

Në kufi ai është zbuluar nga kontrolli i të dhënave të tij dhe policia verifikoi se bëhej fjalë pikërisht për personin që ishte arratisur.

Mësohet se ai priste gjykimin nga Apelit, pasi ishte dënuar me nëntë vite e një muaj burg për përdhunim dhe joshje të fëmijëve.

Ndërkohë që më herët, Gjykata Penale e Thebës e kishte dënuar me burg për armëmbajtje pa leje.


TË NGJASHME