HomeLajmi i Fundit

Kapet një 35-vjeçar në Tiranë, nën hetim dhe gruaja

Ka përfunduar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, i koduar “Teleferiku”.

Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë të mundur arrestimin e një 35-vjeçari dhe procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 armë zjarri, municion luftarak , një shumë parash dhe lëndë narkotike.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Teleferiku”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 35-vjeçari dhe procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, municion luftarak , një shumë parash dhe lëndë narkotike.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë marrë informacion në rrugë operative se në Dajt, një shtetas qarkullonte me mjet në orët e pasdites, duke mbajtur me vete armë zjarri.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Teleferiku”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Q., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi D. Q., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke braktisur mjetin me të cilën po qarkullonte bashkë me bashkëshorten e tij, shtetasen J. Q., por është kapur nga punonjësit e Policisë, të cilët i ka goditur dhe kundërshtuar, me qellim evitimin e kontrollit të mjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër me 9 fishekë, automjeti me të cilin qarkullonte, 500 euro të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale, 2 telefona, si dhe 1 qese plastike farmaceutike me një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasja J. Q., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi tentoi të fshihte armën gjatë kontrollit të mjetit.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

K.S/GotaNews