HomeLajme

Kapet një peshk me dhëmbë si të njeriut

Ekspertët e jetës së egër kanë publikuar fotografinë e një peshku, të kapur në Karolinën e Jugut për të parë nëse njerëzit arrijnë ta identifikojnë.

Ai ka pamje të ngjashme me piranjat. Veç kësaj, ajo që ka habitur studiuesit është fakti se si ky lloj peshku ka mbërritur në ato ujëra, pasi ata jetojnë në ujëra të ëmbla dhe mbijetesa në det është praktikisht e pamundur.

“Do t’ju duhet një licensë peshkimi me ujë për të më kapur! Më pëlqen të rri pranë shkëmbinjve nënujorë, madje dhe nën ura. Jam i njohur si peshk i dënuar për shkak të vijave bardh e zi. Gjëja më e mirë rreth meje? Kam dhëmbë si të njeriut që më ndihmojnë të ndaj ushqimin. Më pëlqejnë karkalecat dhe guaskat e detit!”, shkruan biologët në përshkrim për të ndihmuar të gjithë ata që po përpiqeshin.

Shumë prej tyre e gjetën duke thënë se është peshk dele. Ky lloj peshku është i veçantë pasi mund të rritet deri në 35 cm dhe peshon 21 kg.

Ka gojë të fortë dhe dhëmbë të mprehta që e bëjnë të ngjashëm me njeriut. Askush nuk e di përse ka këtë emër, por ka aludime se mund të jenë ndikuar nga fakti se dhëmbët e tij janë të njëjta me ato të deleve.

Peshqit dele gjenden në brigjet Atlantike të Shteteve të Bashkuara/dritare.net


TË NGJASHME