HomeShowbiz

Kapet për herë të parë bashkë çifti i ri i showbiz-it, pas 5 muajsh lidhjeje

Romanca e tyre nisi në tetor të vitit të kaluar. Dhe tani Jessie J me të dashurin Channing Tatum u dalluan për herë të parë bashkë në Londër, pasi zbritën nga aeroporti Heathrow.

Këngëtarja 30-vjeçare u dallua me një buzëqeshje në fytyrë gjatë gjithë kohës, ndërsa tërhiqte bashkë me aktorin 38-vjeçar valixhet.

Të dy ishin veshur me një stil komod me tuta, ndërsa Jessie J kishte një pamje shumë natyrale, pa makijazh.

 

Channing u nda nga bashkëshortja Jenna Dewan në prill, pas 9 vitesh martesë.


TË NGJASHME