HomeLajme

Kapet shqiptari i rrezikshëm në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar. Mediat italiane theksojnë se i arrestuari akuzohet për veprat penale “grabitje” dhe “rrëmbim personi”.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, shqiptari identitetit i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar në ambientet e një hoteli në Varcelli, ndërsa ishte nën shoqërinë e një gruaje. Policia kishte siguruar informacione në rrugë operative  se shqiptari ndodhej në qytet dhe më pas ndërhyri për ta arrestuar atë.


TË NGJASHME