HomeLajmi i Fundit

Kapet shqiptari me 200 mijë euro drogë në kamion, Policia Maqedonase: Tentoi të korruptonte efektivët

Është kapur një kamion me targa shqiptare në Prilep të Maqedonisë së Veriut, ku brenda u gjet një sasi droge me vlerë 200 mijë euro.

Për këtë është vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, për 50 kg marijuanë të sekuestruara si dhe zbulohet se destinacioni i kësaj ngarkese ishte Greqia.

Për më tepër shoferi shqiptari tentoi të korruptonte policët para për të mos kryer kontroll, por më pas iu gjetën 2 qeset me sasinë e drogës.

“Është ndaluar një makinë mallrash “MAN” me targa të Shqipërisë, e që drejtohej nga B.J. (40) nga Republika e Shqipërisë. Shtetasi shqiptar i ka ofruar para policëve për të mos kryer kontrolle. Policia ka kryer kontrolle, pas çka janë gjetur dy qese ku janë futur 50 pako me marijuhanë pe peshë të përgjithshme prej 50 kilogramëve. Vlera e drogës kap vlerën e 200.000 eurove. Shoferi është privuar nga liria”, thotë Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.


TË NGJASHME