HomeLajme

Kapsolla ndaj efektivëve, policia thirrje protestuesve

Ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve para kuvendit, pasi protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke hedhur gjithashu edhe kapsolla ndaj tyre.

Policia nga ana tjetër kërkon nga demostruesit të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë.

“Të nderuar qytetarë. Ruani qetësinë. Mos hidhni kapsolla në drejtim të punonjësve të policisë. Të ndëruar organizatorë të protestës. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbulluar fytyrën me shall dhe maska ose të zbulojnë fytyrën ose t’i largoni menjëherë nga protesta.”, bën thirrje policia.


TË NGJASHME