HomeShowbiz

Kaq e pati! Aktori i famshëm i jep fund martesës pas 4 ditësh

Para disa ditësh u postua në të gjitha rrjetet sociale për martesën e aktorit Nicolas Cage, 55 vjeç, me grimieren 36-vjeçare, Erika Koike. Në dokumentet që mediat kanë siguruar figuron se certifikata e martesës së çiftit të ri është lëshuar më 23 mars.

Por duket se gjërat u shuan shumë shpejt për këtë çift. Cage ka kërkuar anulimin e martesës me Koike vetëm 4 ditë pasi ata kishin kurorëzuar dashurinë e tyre.

Kjo martesë do të ishte e katërta për të, pas asaj me Alice Kim, Lisa Marie Presley dhe Patricia Arquette.

Është ende e paqartë pse aktori ka marrë këtë vendim kaq të papritur, por kjo ngjarje nuk mund të mos na kujtojë martesën e parë të Kim Kardashian, e cila zgjati vetëm 3 ditë.


TË NGJASHME