HomeShowbiz

Dedikimi i Ariana Grande-s per ish te dashurin Mac Miller

Ylli i muzikës Ariana Grande ka nisur turneun e saj botëror të titulluar “Sweetener” dhe ka zgjedhur një mënyrë perfekte për të rikujtuar ish të dashurin e saj Mac Miller i cili ka ndërruar jetë më 7 shtator të vitit 2018-të si pasojë e një overdoze droge.

Related image

Bukuroshja zgjodhi që të luante disa nga këngët e reperit gjatë kohës kur i gjithë publiku po priste atë që të performonte në skenë.

Kjo ka qenë më se e mjaftueshme që shumë përdorues të rrjetit social Twitter të reagojnë duke pohuar se kanë qarë nga veprimi i saj mjaft human dhe i ndjerë.

“Ariana Grande ka vendosur këngët e Mac Miller pak përpara këngës së saj të parë në turneun ‘Sweetener’ dhe zemra ime nuk mundet ta përballojë. Kaq shumë lot!”- shkruan një përdorues.

Rikujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, ajo mbuloi një nga tatuazhet e dedikuara për Pete Davidson, duke vendosur emrin e qenit të Mac, të quajtur Myron, për të cilin filloi të kujdesej pas vdekjes së 26-vjeçarit.


TË NGJASHME