HomeLifestyle

Karakteristikat që zbulojnë një mashkull narcisist

Entuziazmi, fluturat në stomak ndonjëherë të bëjnë të harrohesh e të mos e analizosh siç duhet njeriun që të qëndron përballë. Po si të dallosh nëse djali pas të cilit ke filluar të krijosh afeksion ka natyrë narciste? Në takimet e para ndonjëherë është e vështirë të përcaktosh karakterin e djalit me të cilin po del.

I aftë për gjithçka

Ai është gati të bëjë gjithçka dhe jepet shumë pas teje që në herët e para që dilni bashkë. Është i bindur që do të ta fitojë zemrën dhe këtë është gati ta bëjë me çdo kusht.

Egoist

Kjo zakonisht nuk dallohet që në daljet e para, por e mira është të dyshosh që në momentin që vëren për herë të parë një shenjë egoizmi. Zakonisht djemtë narcistë, ashtu si edhe vajzat Kanë tendencën ta shohin personin me të cilin po dalin si gjahun e tyre.

Shqetësohet për dukjen

Ai e vret shumë mendjen për figurën që bën në publik kur është me ty. Aq sa ndonjëherë harron të përkushtohet tek marrëdhënia juaj.

Kontrollon gjithçka

Një burrë narcist ka dëshirën e pashmangshme për të kontrolluar gjithçka që ka të bëjë me ty. Ai ka ndërtuar në kokë një imazh tëndin perfekt dhe nëse ti devijon nga ky “perfeksion” djali në fjalë zhgënjehet.

Nuk ja del dot

Ai thjesht nuk e ka asnjëherë gabim. Asnjëherë!

Gabimi je gjithmonë ti

Një mashkull me një natyrë narciste në fund të ditës përpiqet të të mbushë mendjen se gjithmonë gabimi je ti dhe se pikërisht ti e dramatizon gjithmonë situatën.

Nuk ka miq

Ai ka rreth shoqëror të zgjeruar, por asnjë mik për kokë.

Ka vetëm histori “të çmendura”

Sipas tij të çdo ish- e dashur e tija ka qenë e çmendur. Faji gjithmonë i kalon ish- të dashurave.

Çmendet kur kupton se është i zëvendësueshëm

Sigurisht! Një natyrë narciste nuk e ka fare me qejf të zëvendësohet dhe vetëm atëherë tregon qëllimet dhe fytyrën e vërtetë.


TË NGJASHME