HomePolitikë

Karamelo kundër Bashës: Zgjedhjet e 2017-s ishin legjitime

Rradhës së kandidatëve nga lista vijuese e PD-së për të përfaqësuar opozitën e re në parlament i është shtuar edhe Ligoraq Karamelo. I ftuar në emisionin OpenTop Channel ai u shpreh se zgjedhjet ne 2017-ës ishin legjitime duke rrëzuar kështu kauzën e opozitës për të manipulim të mundshëm të zgjedhjeve dhe blerjen e votave.

“Zgjedhjet e 2017-s janë zgjedhje legjitime. Unë gjykoj, se këtu kemi një rreth vicioz. Pas 2 viteve, papritur shkrep një rrufe dhe themi se zgjedhjet nuk ishin të rregullta. E mira do të ishte që opozita të fokusohej tek skandalet e dala së fundmi. Që në momentin e parë djegien e mandateve e kam cilësuar anti-ligjor dhe e vlerësoj si një vendim anti-shqiptar.“, tha ai.


TË NGJASHME