HomeShowbiz

Karantina i dha ide të reja! Dua Lipa bëhet kokëkuqe

Karantina na ka bërë të gjithëve të dalim jashtë kornizave tona.
Ashtu ndodhi dhe per Dua Lipën. Këngëtarja e cila kaloi nga flokët bjonde në gjysëm bjonde e më pas të zeza, rozë e tani janë kthyer në të kuqe.

Ky është look-u i fundit i këngëtares shqiptare, e cila e ka marrë këtë vendim të papritur në karantinë.

Asnjëherë më parë nuk e kishim parë Duan me flokë në ngjyrë të kuqe dhe duhet të pranojmë se i shkojnë shumë.

Madje, ndjekësit e saj e kanë dashuruar këtë look dhe e kanë komplimentuar pafund në komente, duke i kërkuar ta mbajë sa më gjatë këtë pamje.
Nuk dimë se cila do jetë ngjyra e rradhës e këngëtares shqiptare mirëpo duke parë zgjedhjet që Dua ka bërë më parë me siguri e rradhës do na surprizojë shumë.



TË NGJASHME