HomeSport

Karikatura e Ditës: Lionel Messi edhe Cristiano Ronaldo

Juventus kishte pësuar disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kundër Atletico Madrid. Cristiano Ronaldo i shënoi tri gola në ndeshjen kthyese dhe Juventusi e zuri një vend në çerekfinale, me rezultat të përgjithshëm 3:2Risultati immagini per ronaldo

Ylli portugez e shënoi një gol në pjesën e parë për ta përgjysmuar epërsinë e madrilenëve, para se ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë. Në minutën e 86-të të ndeshjes, ai e shënoi golin e fitores, nga pika e penalltisë.

Ky ishte het-triku i tetë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve për Ronaldon, mirëpo kjo gjë nuk mjaftoi që ai ta mbante vëmendjen e mediave për më shumë se 24 orë, pasi që mbrëmë Lionel Messi shkëlqeu për BarcelonënRisultati immagini per messiArgjentinasi i shënoi dy gola dhe i asistoi dy të tjera në fitoren me rezultat 5:1 ndaj Lyonit, duke ia siguruar po ashtu kualifikimin në çerekfinale të këtij sezoni skuadrës së tij.Immagine correlata

“Është e drejtë të thuash se Lionel Messi e dha më të mirën e tij për t’i lënë nën hije arritjet e Cristiano Ronaldos në këtë javë të Ligës së Kampionëve”, shkruan uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com.

 

 


TË NGJASHME