HomeSport

Karim Benzema në lidhje dashurie, modelja poston fotot e para me yllin madrilen

Korrikun e kaluar filluan të qarkullojnë disa zëra për një lidhje të mundshme mes Karin Benzema dhe Jordan Ozuna. Gjithçka nisi kur francezi po shijonte një pushim të merituar pas arritjeve me madrilenët dhe futbollisti u kap nga paparacët nën shoqërinë e modeles amerikane në bordin e një jahti luksoz.

Që nga ai moment, të shumtë janë ata që kanë folur për një lidhje të mundshme mes tyre. Ndërkohë tashmë është vetë Jordan Ozuna ajo që publikoi imazhet e para me Benzema. Ajo publikoi fotot në profilin e Instagram ku grumbullon më shumë se 337,000 ndjekës. Nëpërmjet Instastory-t, modelja shihet e përqafuar me yllin francez. Në foton tjetër, mund të shihni se si ata mbajnë kontakte përmes një videotelefonate në FaceTime.

Edhe pse Jordan Ozuna nuk e sqaron se cila është lidhja e saj me futbollistin, e vërteta është se këto imazhe vlejnë sa një mijë fjalë. Ndërkohë, Benzema nuk i ka ndarë këto foto në profilin e tij duke dashur të mos humbasë fokusin nga ana profesionale.

Kush është Jordan Ozuna?

Jordan është një modele amerikane 32-vjeçare, ka lindur më 1 janar 1990 në Maryland. Që e vogël është lidhur me botën e modës dhe pasarelave, duke marrë pjesë në evente të ndryshme, ndonëse më parë ka punuar si kamariere në klubin e njohur të natës në Las Vegas, ‘Light Night Club’. Aktualisht, Jordan Ozuna punon me agjenci të tilla të rëndësishme modelimi si ‘Tricia Brink Management’, ‘The Salt Agency’, ‘Caroline Gleason Management’ dhe ‘State Management’.


TË NGJASHME