HomeShowbiz

Karma është e keqe! Sot e tradhtuar, dikur Khloe pjesë e një tradhtie

Thënia: “Kur ai tradhton dikë tjetër me ty, do të tradhtojë ty me dikë tjetër” duket se është e vërtetë për Khloe Kardashian.

Ajo u quajt “dashnorja” e Tristan Thompson-it nga mamaja e fëmijës së tij, 27- vjeçarja Jordan Craig.

Craig ka vendosur të largohet nga shtëpia, që në momentin e parë kur ka mësuar për marrëdhënien mes Khloe dhe Tristan.

“Marrëdhënia e tyre u bë virale dhe gjithçka mori për keq. Çdo ditë publikoheshin artikuj që më tregonin realitetin fatkeq në të cilin ndodhesha, ndërsa shtatzënia ime u vu në qendër të vëmendjes për shkak të gruas me të cilën ishte lidhur Tristan.”- është shprehur Craig në gjykatë.

Por gjithashtu edhe lajmi i tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe-s është përfolur shumë në të gjitha mediat botërore.

Ju rikujtojmë se Tristan e ka tradhëtuar Khloen me shoqen më të ngushtë të Kylie Jenner, e cila quhet Jordyn Woods.

Tristan dhe Khloe tashmë janë në proçeset gjyqësore për kujdestarinë e fëmijës së tyre.


TË NGJASHME