HomeLajme

Karta për shërbimet publike, ja cfarë do përfitojne qytetarët prej saj

Qytetarët do të kenë një kartë të të drejtave të tyre me anë të së cilës do të përfitojnë shërbimet publike. Këtë lajm e ka bërë me dije zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, sipas së cilës projektvendimi i Këshillit të Ministrave është ende në proces Konsultimi Publik.

Karta përcakton të drejtat kryesore të qytetarëve dhe sipërmarrësve përgjatë procesit të ofrimit të shërbimeve publike nga ana e administratës shtetërore.

Kjo kartë i jep qytetarit një sërë të drejtash, si ajo për informim, akses në shërbimet publike, për zgjidhje efektive, për procedimin e kërkesës sipas radhës së aplikimit, të drejtën për ankim si dhe një sërë të drejtash të tjera.

Këto të drejta lidhen me rregullat e sjelljes që administrata duhet të ketë në sportelet e shërbimit, mënyrën e aplikimit për marrjen e shërbimit, si dhe rregullat për mënyrën e përdorimit të formave dhe funksionalitetin e kanaleve të ndryshme të ofrimit të shërbimeve publike/tiranapost.al


TË NGJASHME