HomeShowbiz

Kate Middleton akuzohet se nuk kujdeset për fëmijët e saj, Dukesha hedh në gjyq revistën

Në mediat britanike u botua një artikull ku shkruhej se Kate Middleton nuk kujdeset sa duhet për fëmijët e saj dhe se ka shumë ngarkesë tani që nuk është më as Meghan Markle.

Në revistën e njohur “Tatler”, u publikua një artikull me titullin “Catherine the Great”, ku thuhej se familja mbretërore e kritikon shpesh Kate për shkak të peshës dhe kujdesit të paktë ndaj fëmijëve.
Në këtë artikull shkruhet edhe për historinë e princeshës Diana madje kanë krahasuar këtë të fundit me Kate.

Kate është bërë shumë e dobët, si princesha Diana”, shkruhet në artikullin.
Kensington Palace ka deklaruar se këto janë gënjeshtra dhe kanë ngritur një padi për revistën e njohur.

Nuk ka munguar edhe reagimi nga kryeredaktori i revistës “Tatler”, i cili tha: “Anna Pasternak autorja e shkrimit bazohet tek burimet e saj. Për çdo gjë ne kemi kërkuar bashkëpunimin e Kate. Fakti që mohohet tani është një gënjeshtër e madhe”.


TË NGJASHME