HomeShowbiz

Kate Middleton pret 37-vjetorin në mungesë të princit William

Ditën e sotme dukesha Kate Middleton feston 37-vjetorin e lindjes dhe është ditëlindja e saj e shtatë si pjesëtare e familjes mbretërore.

Ditëlindja e saj,  mesa duket, nuk do të jetë edhe aq e bukur sa vitet e tjera. Kjo sepse pjesën më të madhe të ditës, bashkëshorti i Kate, princ William nuk do të jetë pranë saj.

Princ William ka plane të tjera për atë ditë. Ai ka një takim zyrtar në nder të 30-vjetorit të Forcave Ajrore të Londrës.

Fatmirësisht, ngjarja ku do marrë pjesë William nuk do të zgjasë shumë, kështu ata do të kenë mundësi për të festuar bashkë pjesën tjetër të ditës.

Pallati mbretëror nuk harroi të falënderonte të gjithë fansat e Kate për mesazhet e shumta. “Faleminderit të gjithë për mesazhet tuaja të dashura për ditëlindjen e Dukeshës së Kembrixh”, – shkruhej në postimin e ‘Kensington Palace’ në ‘Twitter’.


TË NGJASHME