HomeShowbiz

Kate Middleton thyen protokollin, “rrëfehet” më shumë seç duhet

Së fundmi, gjatë një interviste për BBC, Kate ka treguar “më shumë seç duhet” nga jeta e saj private, për të cilën jemi shumë kurioz. Kate Middleton, dhe gjithë familja mbretërore në përgjithësi, zakonisht janë shumë të mbyllur për sa i përket jetës së tyre private.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë prindër të Princit George, Princeshë Charlotte dhe Princit Louis. Dukesha ka luftuar me forma të rënda të simptomave të mëngjesit të quajtura ‘hypermesis gravidarum’ në të treja shtatëzanitë e saj dhe disa njerëz kanë besuar se ajo do ta mbyllte ciklin e shtatzënive. Por, zërat se ajo mund të jetë në pritje të fëmijës së katërt janë shtuar. Por Dukesha, ashtu si dhe bashkëshorti i saj Princ William, nuk e respektojnë me përpikmëri protokollin, duke ia lejuar vetes që të mos i përmbahen në disa raste të veçanta.

Ajo ka folur për “dashurinë” e madhe të nënës së saj, tenistin Roger Federer, një moment nga muajt e fundit të shtatëzanisë me princin George por edhe për dëshirën e saj të madhe për të luajtur tenis.

Kate tregon se mamaja e saj e adhuron tenistin Roger Federer.

“Roger Federer, është zemra e nënës sime. Nuk mendoj se nëna ime mund ta mendonte që unë do e thoja këtë gjë. Por besoj se dhe Roger e di këtë gjë”, tregon Dukesha.

Gjithashtu Kate është kthyer pas në kohë kur ishte shtatzënë me princ George. Të gjithë ne mendojmë që Princi dhe Princesha janë ato që urdhërojnë, e të tjerët i binden, por nuk qënka kështu.

Dukesha shprehet se në muajin e 8 të shtatëzanisë kishte shumë dëshirë që të ndiqte finalen e tenisit në 2013, por doktori i saj e ka urdhëruar që të mos lëviste nga shtëpia.

E ndërsa shumë e sinqertë është treguar për dëshirën e saj të madhe për tenisin. Ajo tha gjatë intervistës se do kishte dashur shumë që të bënte karrierë si një teniste, por gjërat nuk i shkuan ashtu siç ajo e kishte planifikuar, edhe pse duhet thënë i dolën më mirë. 

Ndoshta për ju këto gjëra nuk janë dhe shumë të rëndësishme, por familjet mbretërore e kanë të ndaluar të flasin për jetën e tyre private. Ja pse Dukesha Kate Middleton është një personazh aq i dashur për të gjithë, pasi nuk ka një diferencë shumë të madhe nga njerëzit e thjeshtë.


TË NGJASHME