HomeSport

Katër klube të interesuara për shërbimet e Lionel Messi-t, argjentinasi drejt largimit nga Barcelona

Barcelona është duke kaluar në një “rrymë” tepër të fortë pas përballjeve brenda klubit mes Abidal dhe Leo Messit. Në Spanjë kanë ngritur alarmin se tashmë pas largimit të Cristiano Ronaldo, mund t’iu thotë lamtumirë dhe “gjeniu” i futbollit. Leo Messi mund të shtyhet drejt largimit në rast se mosmarrëveshjet vazhdojnë dhe sulmuesi argjentinas fal një klauzole në kontratë mund ta çlirojë veten nga Barcelona çdo fund sezoni.

Blerja e Messit mund të mos përballohej nga të gjithë, pasi të blesh argjentinasin është sikur të marrësh një super kompani në kulmin e saj. Por fakti që Messi mund të shkëpusë kontratën, i bën klubet e mëdha të interesohen për të. Siç shkruan Gazzetta dello Sport, klubet që mund të marrin përsipër rrogën e argjentinasit janë disa. Në listën e publikuar në krye qëndron Manchester City me Pep Guardiolën nëse ky i fundit qëndron. Ndërsa  në vijim është Manchester United të cilët kërkojnë të ringrihen. PSG është e gatshme në çdo kohë për të paguar, teksa lista plotësohet nga Juventus dhe Inter. Të dyja skuadrat mund të bëjnë një sforcim për të patur në klub Leo Messin.


TË NGJASHME