HomeShëndeti

Katër shenjat që jep trupi kur keni probleme me zemrën

1. Shtrengimi në kraharor

Problemet me zemrën manifestohen me disa simptoma që dallohen lehtë po të jeni të vëmendshëm. Shtrëngimi në kraharor Nëse keni dhimbje , bllokim apo shtrëngim jo në anë të kraharorit por në mes të tij atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku i zemrës për të kuptuar më shumë.

2. Frymëmarrja

Sipas të dhënave, një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do t’ju duket sikur ju mungon ajri.

3. Rrahje të çrregullta të zemrës

A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori? Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë? Ky çregullim i rrahjeve të zemrës është një shenjë e problemeve me zemën, ndaj vizita te mjeku është e rekomandueshme.

4. Humbja e Ndjenjave

Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët ka lidhje me zemrën. Nëse kuptoni që keni këto simptoma, ekspertët këshillojnë të vizitoheni tek një mjek menjëherë.


TË NGJASHME