HomePolitikë

Katër vite burg për ish-drejtorin e fushatës së Trump

Paul Manafort, ish-shefi i fushatës elektorale të Donald Trump, është dënuar me tre vite e 11 muaj burg për mashtrim financiar. Këto hetime u zhvilluan pas të dhënave se Rusia mund të kishte ndikuar në zgjedhjet e amerikane, çështje e njohur ndryshe si “Russiagate”.

70 vjeçari Manafort përgjatë viteve kishte krijuar një sistem financiar ku paratë të cilat i fitonte pas konsulencës politike për të huajt, kryesisht rusë, i depozitonte jashtë shtetit duke gënjyer bankat amerikane për pasurinë e tij reale. Manafort është një prej të hetuarve kryesore të Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton gjithë ndikimin rus në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Përveç dënimit me burg, Manafort do të kthejë edhe 25 milionë dollarë taksa apo të ardhura të padeklaruara, si edhe do të paguajë 50 mijë dollarë gjobë.


TË NGJASHME