HomeShowbiz

Katy Perry dhe Orlando Bloom drejt altarit, dalin detajet e para të martesës

Katy Perry dhe Orlando Bloom zyrtarizuan lidhjen në 14 shkurt të këtij viti dhe që prej asaj kohe kanë qenë çifti më i diskutuar në media. Sipas “People”, dy të dashuruarit janë duke finalizuar planet e dasmës dhe detajet e para janë zbuluar nga burime pranë tyre.

Ata pritet të lidhin kurorën në fund të këtij viti dhe dasma do jetë intime dhe e vogël. Në krye të përgatitjeve është Katy, por edhe Orlando përfshihet herë pas here. Me organizimin po merret një kompani që pritet të realizojë gjithë dekorin dhe detajet e tjera.

Pritet të konfirmohen të dhënat nga vetë çifti, por gjasat janë që gjithçka të mbetet e fshehtë deri në afrimin e datës.


TË NGJASHME