HomeShowbiz

Katy Perry mban 76 paruke në kokë për performancën e saj

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata finale e “American Idol”, ku si çdo herë tjetër nuk munguan emocionet e garës dhe performancat e jashtëzakonshme. Në skenë u ngjit edhe Katy Perry, e cila këtë vit ishte në rolin e jurisë. Artistja e njohur si fillim këndoi këngën “Con Calma”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Daddy Yankee. Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte ‘look-u’ i këngëtares, i cili nuk ishte parë askund tjetër. Katy mbante në kokë plot 76 paruke dhe i la të gjithë pa fjalë me performancën e saj.

Në fakt artistja e njohur shquhet për të gjitha paraqitjet e saj skenike, sepse çdo herë tërheq vëmendjen qoftë më ‘look-un’, qoftë me veshjet e përzgjedhura. Së fundmi edhe në “Met Gala”, Katy Perry ishte ndër ato personazhe të njohur që bëri xhiron e gjithë rrjetit me veshjen e saj si shandan për qirinj. 


TË NGJASHME