HomeShowbiz

Katy Perry shfaqet lakuriq në klip duke zbuluar barkun e rrumbullakosur

Katy Perry ka publikuar këngën e saj të fundit Daisies me një klip të mahnitshëm. 35 vjeçarja shfaqet e veshur me të bardha duke treguar barkun e rrumbullakosur në videon 3 minutëshe.

Në një pjesë të klipit këngëtarja shfaqet e zhveshur duke u dalluar lehtësisht trupin i saj që tashmë ka prej një gruaje shtatzënë.
E kam shkruar këtë këngë muaj më parë si një thirrje për të qënë të vërtetë ndaj vetes pavarësisht se çfarë të tjerët thonë“- shkruan Katy në Instagram.

Orlando dhe Katy janë në pritje të fëmijës së tyre të parë pas propozimit që këngëtarja mori në vitin 2018 për ditën e Shën Valentinit.

Cifti kanë filluar romancën së bashku në vitin 2016. Për Katy ky është fëmija i saj i parë ndërsa për Bloom i dyti pasi ai ka një djalë 9 vjeçar të quajtur Flynn nga martesa e tij me Miranda Kerr.


TË NGJASHME