HomeSociale

Kavajë/ Plagos me armë zjarri furrxhiun, arrestohet 26-vjeçari

Një konflikt pronësie ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve në Kavajë, duke lënë një person të plagosur.

Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin:

S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Rreth orës 05:15 të mëngjesit të së premtes, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie është plagosur me armë gjahu pronari e një furre buke, E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Si autor i ngjarjes, policia ka identifikuar një 26-vjeçar me inicialet S.T, i cili u arrestua nga uniformat blu.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.


TË NGJASHME