HomeUdhëtime

Kawazu, vendi ku merr kuptim pranvera!

Fjala “Pranverë” merr kuptimin që ne të gjithë ëndërrojmë, kur ndodheni në lindje të Japoni-së, në qytetin Kawazu. Pranvera festohet në këtë vend pak më herët me 8000 pemët e saj të qershisë, të cilat kanë çelur lule njëkohësisht.

Zakonisht sakura (emri i qershisë japoneze), lulëzon në fund të marsit apo në fillim të prillit, por Kawazu është një vend special, ku lulet e qershisë çelin më herët.

Pemët krijojnë një shfaqje magjike, ku me miliona njerëz e vizitojnë këtë vend për të parë nga afër qershitë e lulëzuara apo për të ndjerë aromën e luleve.

Vizitorët e Kawazu gjithashtu mund të lëvizin me një lokomotivë të vogël, që i shëtit ata në një udhëtim përmes aromës së luleve dhe qindra nuancave të rozës.

Natën, pemët ndriçohen nga projektorët dhe reflektimet e tyre e ngjyrosin ujin e gadishullit Izu.


TË NGJASHME