HomePolitikë

Kë do zgjidhje mes Berishës dhe Bashës? Rama befason Çanin me përgjigjen

Mbrëmë kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ku u pyet nga Çani se kë do të zgjidhte mes Berishës dhe Bashës, por përgjigja e tij befasoi edhe moderatorin i cili kaloi në pyetje për filma pastaj.

Pjesë nga intervista:

Çani: Sikur të mos ishe Kryeministër, me kë do ishe?

Rama: Fatmirësisht nuk e kam këtë dilemë. Se kam këtë dilemë. Nuk është dilema ime.

Çani: Je dhe ti njeri që shikon. Berisha që del dhe flet hapur dhe luli që nuk bën asgjë

Rama: Ju mund të mos besoni, por nuk ndjek asnjërin dhe as tjetrin. Realisht. Marr në mëngjes raportin e mediave, se nuk kam qasje në mediat televizive shqipëtare, sepse për atë pak kohë që kam për të qenë në Shqipëri, nuk hap fare tv, sepse nuk i kam fare mediat shqiptare. Por të ndjek cirkun nuk e ndjek.

Çani: Mos thuaj të paktën që nuk po shikon Squid Game?

Rama: Jam shumë i dhënë pas filmit, por është gjeja e fundit që bëj përpara se të flej mes orës 1 deri në dy, dy e gjys.

Çani: Po la casa de papel e ke parë?

Rama: Jo se kam parë.

Çani: Breaking Bed?

Rama: Jo nuk e kam parë.


TË NGJASHME