HomeShowbiz

‘Ke filluar edhe ti të zhvishesh’, këngëtarja lë me ‘gisht në gojë’ komentuesin

Anxhela Peristeri ka vetëm pak ditë që ka publikuar një klip mjaft ritmik, ku shfaqet me disa kilogramë më pak, duke arritur forma fantastike trupore. Këngëtarja ka arsyet më të mëdha sot për sot për të kërcyer dhe ekspozuar linjat e saj.

Peristeri shfaqej duke kërcyer në këngën e re “Maraz”, ku një moment këngëtarja ekspozon të pasmet gjatë një pirueti.

Një nga ndjekësit e këngëtares i ka bërë menjëherë një kritikë në Instagram.

Ai i shkruan: “Fillove dhe ti të zhvishesh dhe të dridhesh”.

Anxhela nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje pa e vrarë shumë mendjen për komentet negative:

“Faktikisht kam filluar që 17 vite më parë, por ndoshta se ke vënë re”.


TË NGJASHME