HomeModa

Ke flokë të yndyrshëm, ja “ilaçi” që e gjeni falas

Kripa e detit balancon nivelet e acidit në trup, duke eliminuar rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ajo përmirëson sistemin imunitar, shëndetin kardiovaskular, kontrollon shtypjen e lartë të gjakut, ul nivelet e larta të kolesterolit dhe trajton diabetin.

Flokët duken më bukur nëse nuk e heq menjëherë kripën nga floku, por përveç pjesës së bukurisë, duhet të dini se ajo ndihmon edhe në shëndetin e tyre.

Për sa i përket flokëve, kripa e detit u vjen në ndihmë personave që kanë flokë të yndyrshëm. Kjo sepse kripa e detit ndihmon në absorbimin e çdo vaji të tepërt dhe përmban minerale, gjë që i bën flokët më të buta dhe më voluminoze.

Përdorimi i kripës së detit në flokë bëhet duke i lagur flokët, e më pas duke shtuar një deri në dy lugë gjelle me kripë.


TË NGJASHME