HomePolitikë

KE “JO” negociatave, Rama sqaron arsyen

Kryeministri Edi Rama, pas vendimit negativ të BE për negociatat, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku është shprehur se Shqipëria ka bërë maksimumin por arsyeja e përgjigjes negative kishte të bënte me arsye të brendshme të vendeve anëtare.

Ai tha se Franca ka kërkuar reformim të brendshëm të BE si dhe të vetë procesit të anëtarësimit të vendeve aspirantë.

“Franca nuk pranon të shkohet me të njëjtin proces, duan reformim të brendshëm të BE dhe të procesit të integrimit, deri në pikën të arrihet në një tjetër objektiv”, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Tanimë e ka thënë jo vetëm me shkrim KE po e keni dëgjuar vetë, të thuhet nga një pjesë e madhe e kryeministrave dhe kancelaria e Gjermanisë, nga ana tjetër dua t’ju them se kam marrë një numër të madh mesazhesh nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm ne takim, kemi qenë në kontakt dhe dje dhe mbrëmë.

Kam komunikuar edhe me presidentit e Francës, dhe nëse duam të shikojmë drejt në sy të vërtetën, është ajo që kam thënë më parë, duke e parë nga të gjitha kontaktet, se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë dhe një pjesë të konsiderueshme të frontit që ishte për një “PO” të qartë, ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje për të pasur një qasje kompromisi duke i vënë një “POR” “PO”-së, dhe nuk ka pasur asnjë hapje nga ana e tij, për të gjitha ato që i dëgjuat vetë, dhe në konferencën e shtypit i tha ndoshta më shkoqur se herët e tjera, unë i kam dëgjuar edhe më shkoqur se aq, Franca nuk pranon të shkohet me të njëjtin proces, duan reformim të brendshëm të BE dhe të procesit të integrimit, deri në pikën të arrihet në një tjetër objektiv.

Liderët e Bashkimit të sotëm Evropian që nga Presidenti i Këshillit, tek komisioneri për Zgjerimin e kanë thënë shumë qartë që kjo që ka ndodhur është rezultat i mos arritjes së konsensusit nga vendet anëtare për arsyet e tyre dhe natyrisht pastaj, është e tepër kur i shtojmë bishta kësaj që është thelbësore jo po azilantët, jo po kjo, jo po ajo.

Thelbi është ky, jo ne dhe Maqedonia e Veriut por cilido nga vendet që janë në BE të kishte pritur konsensus nuk do ta kishte marrë. Kemi marrë një refuzim për t’u marrë në konsideratë për çeljen e negociatave por asgjë më shumë se kaq.

Rruga jonë është e njëjta. Natyrisht, kemi bërë një reformë në drejtësi, e cila nuk u është kërkuar fare disa prej vendeve që kanë hyrë në BE. E kemi bërë sepse është gjëja e duhur për ne. Do të vazhdojmë me plotësimin e parakushteve të vendosura në votën Po të Bundestagut për reformën zgjedhore dhe natyrisht në pritje të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Do të vazhdojmë më pas me pjesën tjetër që ka të bëjë me kërkesa të lidhura me funksionimin më të mirë të shtetit.

Rama  tha se justifikimet për shtimin e numrit të azilantëve është një çështje bishtash. Ai shtoi se do vazhdojmë me pjesën tjetër të kërkesave të mbetura që lidhen me funksionimin e mirë të shtetit.

“Liderët e Bashkimit të sotëm Evropian që nga Presidenti i Këshillit, tek komisioneri për Zgjerimin e kanë thënë shumë qartë që kjo që ka ndodhur është rezultat i mos arritjes së konsensusit nga vendet anëtare për arsyet e tyre dhe natyrisht pastaj, është e tepër kur i shtojmë bishta kësaj që është thelbësore jo po azilantët, jo po kjo, jo po ajo.

Thelbi është ky, jo ne dhe Maqedonia e Veriut por cilido nga vendet që janë në BE të kishte pritur konsensus nuk do ta kishte marrë. Kemi marrë një refuzim për t’u marrë në konsideratë për çeljen e negociatave por asgjë më shumë se kaq. Rruga jonë është e njëjta.

Natyrisht, kemi bërë një reformë në drejtësi, e cila nuk u është kërkuar fare disa prej vendeve që kanë hyrë në BE.

E kemi bërë sepse është gjëja e duhur për ne. Do të vazhdojmë me plotësimin e parakushteve të vendosura në votën Po të Bundestagut për reformën zgjedhore dhe natyrisht në pritje të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Do të vazhdojmë më pas me pjesën tjetër që ka të bëjë me kërkesa të lidhura me funksionimin më të mirë të shtetit”, tha Rama.

Ai shtoi më tej duke thene se: “Kjo është një përplasje mes të mëdhenjve dhe është një “lojë” qasjesh dhe interesash që është shumë më e madhe se sa ne, si Shqipëri dhe si rajon. Askush nuk e ka përjashtuar dhe përjashton perspektivën e integrimit tonë në BE. Në fund të fundit, procesi i integrimit është një proces i transformimit të brendshëm që përputh legjislacionit, sistemin e funksionimit të institucioneve në funksion të njerëzve tanë.

Dua ta vë theksin tek fakti se ndërkohë që ata të cilët janë jashtë nesh, ata që përfaqësojnë BE e thonë pa ekuivok që në mos arritjen e vendimit të djeshëm, përgjegjësia është e brendshme e BE-së. Është e papranueshme dhe e diskutueshme që këtu mes veti shtrohet diskutimi që mos vendimi i djeshëm vjen si pasojë e mos përmbushjes së detyrave.

Ne i kemi përmbushur detyrat jo një herë por dy herë rresht. E kam parë qartë që ka një mos përputhje që do çojë në konflikt dhe dje u shpalos plotësisht. Kryeministri italian e quajti gabim historik, por nga ana tjetër nuk mund të mos shtojë që Franca është një nga themeluesit e BE-së. Është në të drejtën dhe legjitimitetin e vet të kërkojë rregulla brenda një shtëpie. Ajo që mbetet esenciale është që ne të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.

Nëse një pjesë të vendeve i kemi pasur gjithmonë mbështetje për shkak të qasjes së tyre.

Kancelarja ka bërë gjithçka për të arritur një formulë kompromisi dhe për të mos lejuar që Këshilli të përfundonte pa tekst. Është një përplasje e madhe për të nesërme të BE-së. Kemi pasur një problem të madh gjatë 6 mujorit të parë për gjithë atë që u bë këtu për të hedhur hije mbi procesin.

I kemi kapërcyer me diplomaci dhe me gjuhën e fakteve dhe kemi marrë mbështetjen e shumicës prej tyre. Ajo çka na mbetet është të vazhdojmë sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër. Shqipëria evropiane nuk është një nga planet është e vetmja alternativë, është testament dhe detyrimi i vetëm i madh dhe i pa tjetërsueshëm që ne i kemi gjeneratave të tjera”.


TË NGJASHME