HomePolitikë

KE ‘JO’ Shqipërisë për negociatat, flet Berisha

Përmes një postim në ‘Facebook’ vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron se KE është kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Berisha pohoi se Shqipëria mori sot goditjen politike më të rëndë në historinë e saj 30-vjeçare. Po ashtu ai tha se Samiti i kryetareve të shteteve dhe qeverive të BE vendosi se nuk do të pranohet hapja e negociatave. Mes të tjerash demokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij mbylli dyert e BE për Shqipërinë.

REAGIMI I BERISHËS
Shqipëria merr goditjen politike me te rende ne historine e saj 30 vjeçare!
Samiti i kryetareve te shteteve dhe qeverive te BE vendosi: Nuk pranohet hapja e negociatave!

Edvin Mafia i mbylli dyert e BE per Shqiperine!
Miq, nje vendim ogurzi u mor sot per Shqiperine ne Bruksel. Vjet u caktua si date e mundshme per hapjen e negociatave fundi i ketij viti ne rast se plotesoheshin 7 kushtet nga narkoqeveria shqiptare!
Gjate ketyre 16 muajve narkoqeveria e Edvin Mafise nuk plotesoi asnjerin nga 7 kushtet. Perkundrazi pati perkeqesime te medha qe detyruan Bundestagun te shtoje nga 7 ne 9, de fakto 10 kushtet per hapjen e negociatave me Shqiperine.
Kjo detyroi disa vende te BE te refuzojne ne menyre kategorike hapjen e negociatave me Shqiperine.
Jo vetem kaq, por Shqiperia me Edvin Mafine nuk mori asnje date tjeter sado te larget per te shqyrtuar mundesine e hapjes se tyre!
Kjo eshte dhurata e Edvin Mafise dhe narkoshtetit te tij per shqiptaret.
Kjo eshte de facto mbyllje e dyerve te Europes per Shqiperine dhe goditja me fatale e vendit tone ne 30 vitet e fundit! sb


TË NGJASHME