HomePolitikë

KE merr vendimin për Shqipërinë, reagon Rama

“Lajm të shumëdëshiruar” e ka quajtur kreu i qeverisë, Edi Rama, vendimin e marrë nga KE për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit Janar, për të ndihmuar Shqiperinë në planin për rindërtimin pas tërmetit.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se “Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi”.

Reagimi i Ramës

Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit Janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE ??

Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin?


TË NGJASHME